Maliqi: Për ditëlindje, Berishës i dërgova një shapanjë, nga më të shtrenjtat në Shqipëri

22 Tetor 2020, 18:08

Deputeti Lefter Maliqi zbuloi në Report Tv dhuratën që i bëri ish-kryeministrit Berisha për ditëlindjen të cilën e festoi vetëm 1 javë më parë.

"Unë kam kontakt me Berishën. I kam kontaktet. Unë çdo ditëlindje i kam shkuar në shtëpi. Dhuratën ia dërgova. Shampanjë i dërgova për ditëlindje. Nuk ka shampanjë më të shtrenjta se 10 mijë lekë të reja. Gjatë kohës së qeverisë Berisha kam pasur shumë investime. Ai mbajti një qëndrim lideri, ishte i fortë. Për mua është i pazëvendësueshëm dhe është një model frymëzimi" - tha Maliqi.