Mallkimi 'Bolshoi Arena' i Vladimir Putin

31 Maj 2019, 12:44

Një rrëzim spektakolar ai i Vladimir Putinit, në versionin e lojtarit të hokej në “Bolshoi Arena” në Soçi.Presidenti 66 vjeçar rus, ishte më i miri i ndeshjes mes ekipit "Legjendat" (që përfshinte ish-lojtarë të Ministrisë së Mbrojtjes) dhe ekipit të politikanëve dhe figurave të njohura në fushën e ekonomisë. Me bluzën e tij me numër 11, Putin shënoi 9 nga 14 golat e shënuar në portën e kundërshtarit.

Në fund të ndeshjes, Presidenti rus nisi të përshëndesë publikun por në harkun e fushës nuk vuri re praninë e një qilimi të kuq, dhe u pengua në të duke rënë.

Kjo nuk është hera e parë që Putin pengohet e bie në tokë: në të njëjtën situatë ai është gjendur edhe në vitin 2006, në po të njëjtën pistë akulli, gjatë një ndeshje hokej.