Mallkimi i Unazës së Re/ Skandal me mbikëqyrjen e punimeve, kompania e listuar e para lidhje me zbatuesin e projektit

3 Nëntor 2019, 11:11

TIRANË- Mallkimi i Unazës së Re me hije skandalesh vazhdon, ku tashmë përfshin mbikëqyrjen e punimeve në ‘Lotin 2’ për segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë dyshimtë, ka renditur në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye. Gara u zhvillua në korrik të 2019 dhe nga vlerësime teknike IKN kishte marrë 74.333 pikë nga 100 në total. Në vendin e parë është renditur kompania ‘Gjeokonsult & Co’ me 95 pikë. Por, IKN ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili pas rreth 3 muaj shqyrtimi të dosjes ka urdhëruar rivlerësimin e kompanive ‘IKN & Geostat’, duke konkluduar që atë meritojnë ‘pikëzim maksimal’. Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, e ka interpretuar gjykimin e KPP si një urdhër, dhe u ka shtuar 20 pikë kompanive ‘IKN & Geostat’, duke i renditur kështu në krye me 96.333 pikë.

Skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, as Komisioni i Prokurimit Publik, nuk e kanë përjashtuar kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim nga gara për mbikëqyrjen e punimeve tek Unaza e Re, pasi ajo ka lidhje financiare me kompaninë Salillari, e cila do të zbatojë projektin për të njëjtin segment. Ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimi

Loti 2 i Unazës së Re do ndërtohet nga kompania Salillari, ndërsa Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka lidhje financiare pikërisht me kompaninë Salillari. Ajo është nënkontraktuar për të mbikëqyrur zbatimin e një kontrate nga Salillari dhe dy kompani të tjera për autostradën Milot-Morinë. INK paguhet nga Salillari për këtë mbikëqyrje, pasi kontrata financohet 50 % nga grupi i kompanive ku bën pjesë Salillari dhe 50 % nga shteti. Por, ARSH ka vendosur ta shkelë këtë ligj, duke e lejuar INK të vijojë garën, madje edhe duke e renditur të parën. Kjo marrëdhënie kontraktuale duhet të kishte sjellë përjashtimin automatik nga gara për mbikëqyrje të punimeve te Unaza e Re të kompanive ‘IKN & Geostat’, por në fakt edhe Autoriteti Rrugor edhe Komisioni i Prokurimit Publik kanë injoruar totalisht këtë konflikt të hapur interesi në kundërshtim me ligjin.

Vlerësimi i parë dhe ankimimi 
Pas hapjes së garës në 23 maj 2019, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë ARSH, i përbërë nga Elona Gogo kryetare, Erdit Salillari anëtar dhe Almir Hoxhaj anëtar, në 31 korrik të 2019, ka vlerësuar me pikë kompanitë garuese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Unazën e Re, Loti 2. ‘A & E ENGINEERING’ është vlerësuar me 71.333 pikë, ‘Taulanti’ me 71.666 pikë, ‘Klodioda’ me 71.666 pikë, ‘Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geosta’ me 74.333 pikë, ‘Gjeokonsult & Co’ me 95 pikë, ‘Infra-Plan & PNI-2001’ me 76 pikë dhe NORD-COMAT’ me 70.333 pikë. Çfarë ndodh më tej? Kompanitë ‘Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geosta’ kanë bërë fillimisht një ankesë tek autoriteti kontraktor ARSH. Autoriteti në 14 gusht 2019 nuk e ka pranuar ankesën. Më pas, ‘IKN & Geosta’ e kanë kundërshtuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave tek Komisioni i Prokurimit Publik, pretendimin se vlerësimi ishte i ulët në raport me përvojë e tyre etj. KPK, me vendim nr. 641/2019 të datës 23 gusht ka vendosur të pranojë kërkesën e ‘IKN & Geosta’, ndërsa ka urdhëruar Autoritetin Rrugor Shqiptar që të kryeje një vlerësim të ri të dy kompanive sipas konstatimeve në vendim.

ARSH u shton 20 pikë ‘IKN & Geosta’
Në zbatim të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, ARSH ka kryer një vlerësim të ri të kompanive ‘IKN & Geosta’, duke u shtuar 20 pikë. “Autoriteti kontraktor, në zbatim të vendimit 641/2019 të Komisionit të Prokurimit Publik, ka bërë vlerësimin për bashkimin e operatorëve ekonomikë ‘IKN & Geosta’, duke e vlerësuar 96.333 pikë. Komisioni i Prokurimit Publik me vendim nr. 641/3/2019 datë 22.10.2019 ka hequr pezullimin e procedurës ‘Surpervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”, për vijimin e mëtejshëm të kësaj procedure. Për sa më sipër ju informuam, Autoriteti Kontraktor do të vijojë me hapjen e ofertave me datë 01.11.2019, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Shkelet ligji, IKN lidhje me Salillarin
Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim duhej të ishte përjashtuar nga kjo procedurë tenderuese, pasi ka lidhje të forta ekonomike me kompaninë Salillari që do të ndërtojë segmentin e Unazës së Re. Konkretisht, Salillari është pjesë e një konsurciomi për ndërtimin, përmirësimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë. Ndërkohë, zbatimi i kësaj kontrate bëhet nga kompania Dolsar Enginrrting Inc. Co., e cila ka emëruar si nënkontraktor pikërisht Instituti i Konsulencës në Ndërtim. Neni 3/2 i kontratës “shërbime konsulence për inxhinier të pavarur për projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë’, thekson se financimi i këtij objekti kryhet 50 % me fonde të buxhetit të shtetit dhe 50 % nga kompania koncesionare. Në nenin 26 të kontratës në fjalë, thuhet se kontraktori (Dolsar Enginrrting Inc. Co) do të nënkontraktojë deri në masën 20 % të shërbimit nënkontraktonin IKN. Behet fjale per rreth 100 milione leke te reja, 10 here me shume se vlera e kontrata per Unaza e re. Pra, Salillari ka lidhje të qarta ekonomike pasi paguan IKN për mbikëqyrjen e kontratës për autostradën Milot-Morinë. IKN kërkon që ta mbikëqyrë edhe punimet e Salillarit në Unazën e Re, gjë që ndalohet me ligj.

 

t parashikon në fakt që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që zbaton projektin. Ndërkohë nga dokumentet që ka gjetur redaksia investigative e Shqiptarja.com del e kundërta.

    No videos found.