Maltë/Daphne Caruana Galicia, arrestohet urdhëruesi i vrasjes së gazetares

20 Nëntor 2019, 12:56

Policia e Maltës arrestoi një nga biznesmenët më të rëndësishëm të vendit, i cili dyshohet se është urdhëruesi i  vrasjes e gazetares Daphne Caruana Galicia në Tetor të vitit 2017.

Yorgen Fenech - drejtor menaxhues i Grupit Tumas dhe menaxher i përgjithshëm i termocentralit të gazit, në Maltë, u ndalua pasi policia përgjoi jahtin e tij në ishullin e Mesdheut.

Arrestimi i Yorgen Fenech erdhi një ditë pasi qeveria malteze deklaroi se do t'i ofronte falje një ndërmjetësi të dyshuar për vrasjen e gazetares Caruana Galicia, nëse ai do ti dekjlaronte policisë ‘trurin’ që kishte urdhëruar vrasjen.

Kryeministri Joseph Muscat konfirmoi para gazetarëve se ai i kishte dhënë mandat Prokurorit të Përgjithshëm për të negociuar me ​​avokatin e personit të arrestuar, duke specifikuar se ai do të falet vetëm nëse do të sigurojë "provë të saktë" të fajësimit të organizatorit të vrasjes së Caruana Galicia. Sipas ligjit maltez, falja mund të propozohet vetëm nga Kryeministri dhe duhet të nënshkruhet nga Presidenti i Republikës.

Gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.

Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qera për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët.

Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

"Nuk do të pushoj derisa për Daphne të ketë drejtësi", deklaroi atë kohë kryeministri Muscat.

Në hetimet e gazetares për skandalet e ‘Panama Papers’, përfshihej edhe gruaja e kryeministrit, e cila gjithmonë i ka mohuar akuzat.