Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

23 Shtator 2020, 14:25

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i kabinetit të ish kryeministrit Joseph Muscat me akuzën e pastrimit të parave dhe jo drejtpërdrejt për vrasjen e gazetare, megjithëse në kontekstin e të njëjtit hetim.

Daphne Caruana Galizia, gazetarja më e rëndësishme në historinë e vendit, shkruante atë kohë se Malta ishte një kënetë në formën e një ishulli, për shkak të aftësisë që ajo kishte për të mbuluar e zhytur gjithçka të pistë, duke gëlltitur prova e fakte.

Pasi u vra më 3 nëntor 2017, pikërisht nga ai moçal, ajo nuk mundi të vazhdonte të na tregonte gjithë historinë e saj.

Prokuroria malteze gjatë tre viteve ka hapur hetime për shumë figura të larta të qeverisë dhe Partisë së Punës së ish kryeministrit të dorëhequr më 1 janar 2020 Muscat si dhe për disa biznesmenë të fuqishëm.

Po në janar Bashkimi Europian dërgoi në Maltë një mision hetimor për të hëtuar financat gjatë administratës së Muscat.

I arrestuari Keith Schembri, shefi i kabinetit të ish-kryeministrit të Punës Joseph Muscat, pasi u mor në pyetje sot u la i lirë.