Mamurras, patrulla konfliktohet me 4 persona, polici nxjerr armën dhe plagos 2 kolegët e 1 të përfshirë! 7 të shoqëruar nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi

13 Prill 2021, 19:28

Një sherr mes 4 personave dhe një patrulle policie e ndodhur ditën e sotme në Mamurras ka përfunduar me plagosjen e 2 prej policëve në shërbim dhe njërit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.  Për pasojë janë plagosur 2 policët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, pjesë e Patrullës së Rendit në komisariatin e Kurbinit, si dhe Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili ishte në makinë me 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi që u përplasën me patrullën