Man. United rikthehet bindshëm për Champions League, Lazio vijon me hap kampioni

23 Shkurt 2020, 17:45

Një javë pas fitores me Chelsea-n Manchester United ka marrë një tjetër trepikësh të vyer në luftën për të siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. ‘Djajtë e kuq’ në Old Traford kanë mposhtur me shifrat 3-0 një skuadër që u ka hapur shumë punë ekipeve të mëdha si Watford.

 
Për t’u veçuar goli i parë i realizuar me penallti nga Bruno Fernandes, futbollisti që në merkaton e  dimrit u ble për 68 mln euro. Më tej për ekipin e drejtuar nga Solskjaer realizuan Martial dhe Grenëood. Aktualisht Manchester United i vendit të pestë gjendet tre pikë pas Chelsea-s që renditet i katërti, por në rast se CAS nuk ndryshon vendimin e UEFA-s për City-n atëherë edhe vendi i pestë në Premier League mund të shkojë në Champions League.