Ndërtohet qendër e re shëndetësore në Maminas, një model i qendrave të kujdesit parësor, nga infrastruktura dhe shërbimi që ofron.
Është ndër qendrat më të mira të shërbimit Parësor dhe është një shembull I mirë se si bashkëpunimi I Ministrisë së Shëndetësisë me pushtetin vendor dhe biznesin, mund të sjellin rezultate të tilla në shërbim të komunitetit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Duke shprehur angazhimin e Qeverisë për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në shërbimin shëndetësor Parësor, Manastirliu tha se ka nisur puna për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
Vetëm në qarkun e Durrësit rehabilitohen 6 qendra shëndetësore këtë vit, në kuadër të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave rindërtohen këtë vit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Në qarkun e Durrësit këtë vit rikonstruktohen Qendra Shëndetësore nr 5, qendra shëndetësore nr 6 në plazh, pika e ambulancës në Porto-Romano, pika e ambulancës në Shetaj (Ishëm), qendra shëndetësore Shënavlash (Rrashbull) dhe qendra shëndetësore Derede në Krujë. Brenda vitit përfundon rindërtimi I 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.