Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

28 Shkurt 2020, 14:50

TIRANE- “Deri në këto momente Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi COVID-19, ndërsa janë kryer 18 testime për persona të dyshuar që kanë patur histori udhëtimi me vendet e prekura”. Në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës së thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19. “Shqipëria nuk mund të jetë imune ndaj koronavirusit COVID-19 por jemi të gjithë bashkë për të bashkërenduar punën e strukturave në mënyrë që të bëhet më e mira e mundshme për të përballuar çdo situatë potenciale. Është koha të rrisim akoma më shumë vigjilencën në çdo strukturë”, tha Manastirliu.