Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore 'Kodra e Diellit', të ndërtuar me programin e 300 qendrave shëndetësore. Duke u shprehur se pavarësisht pandemisë, puna për hapjen e qendrave të reja shëndetësore nuk ka ndalur, Manastirliu ka theksuar se qendra shëndetësore 'Kodra e Diellit' do t'ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.
