Manastirliu: Do të nisë menjëherë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve në azile, do alternohen me mjekët! Rama monitoron ditën e dytë

12 Janar 2021, 16:06 | Përditesimi: 12 Janar 2021, 16:06

Të moshuarit nuk do të duhet të presin gjatë, por vaksinimi i tyre anti-COVID do të nisë menjëherë të shtëpitë e të moshuarve, paralelisht me mjekët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ‘Air Albania’.  Lajmi i mirë është se nga vaksinat e kryera ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë reaksion.

r.k./Shqiptarja.com