Manastirliu i përgjigjet PD-së: Nuk ka kolaps në sistemin shëndetësor, ka ikur ajo kohë

25 Tetor 2020, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 17:17:41

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur akuzave për kolaps të sistemit Shëndetësor, ku thotë se gjë e tillë nuk është e vërtetë.

"Kur të ezaurohen kapacitete e dy spitaleve, kur të shohim që nuk do këtë më hapësira për të shtruar, do hapim Spitalin COVID3. Mjekët dhe infermierët i kemi të përgatitur, e kemi stafi për Spitalin COVID dhe është gati të hapet kur të ezaurohen kapacitetet. Ta vazhdojmë këtë luftë të gjithë së bashku sepse do tja dalim sepse kemi vendosmërinë, por jemi dhe të përgatitur. Ka disa që dalin dhe vënë alarmin që po kolapsin sistemi shëndetësor. Nuk ka asnjë kolaps të sistemit shëndetësor. Është situatë e vështirë", tha Mnastirliu.

Manastirliu shprehet se është situatë e vështirë, sikurse në të gjithë botën, por vendi është i përgatitur.

"Patjetër, e gjithë bota është në situatë të vështirë, Italia ka marrë masa drastike. Ne jemi të përgatitur, por ajo që duam është të kemi sa më pak infektime. Pse duhet ta vendosim sistemin në sforco. I vetmi objektiv që ne kemi të gjithë, është ulja e kurbës së infektimeve. Të mos kemi pikë të lartë infektimesh sepse kjo na shkakton mbingarkesë. Nuk ka kolaps në sistem, ka ikur ajo kohë. Që mund të vendoset në ngarkesë sistemi shëndetësorë në kohë globale? Kemi shtuar kapacitetet në sistem për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit”, u shpreh ministrja.

Edhe Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo nuk la pa përgjigje skeptikët në lidhje me kapacitetin në spitale.