Manastirliu inspekton laboratorin në QSUT: Javës tjetër fillon testimi serologjik për mjekët, policët dhe grupet me risk

18 Prill 2020, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2020-04-18 17:44:43

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi sot laboratorin e dytë ku do të kryhen testimet për COVID-19 në QSUT. Ajo u shpreh se një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga e hëna, për grupet e rrezikuara, duke filluar nga personeli mjekësor, grupet e riskuara, por edhe të sëmurët me COVID.