Manastirliu inspekton punimet te spitali COVID-3: Për pacientet drejt shërimit, plan për rihapje të butë të sistemit shëndetësor

25 Prill 2020, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 17:02:42

Po punojmë për të zgjeruar kapacitetet dhe kemi filluar punën për të përshtatur ish-shërbimet e kirurgjive në një spital, i cili do të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes”. Gjatë një inspektimi në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.