Manastirliu: Janë rritur vatrat e infektimit, shumica janë familjare! Kemi fatalitetet më të ulëta në rajon për 1 mln banorë

15 Nëntor 2020, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2020-11-15 13:40:07

Në një deklaratë për mediat këtë të dielë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë rritur numri i vatrave të infektimit ku 76 % e tyre janë vatra familjare.

Ajo tha se krahasim me vendet e rajonit, numri viktimave të shkaktuara nga koronavirusi për 1 milionë banorë është më i ulët."Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore. Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 101 raste në krahasim me rajonin që është 1154 banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment" - tha Manastirliu.