Manastirliu komunikim me mjekët në vijën e parë të fronit, Doktoresha: Kini besim te puna jonë!

13 Mars 2020, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 12:51:30

TIRANË- Me anë të një komunikimi me video, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falenderuar mjekët që janë në frontin e parë të "luftës" me koronavirusit, e ndërsa është mësuar se gjendja e 7 personave të shtruar të Infektivi është mirë, e ndërsa 1 prej tyre siç tha doktoresha është "gjendje e mesme".

Manastirliu: Si është gjendja e të sëmurëve?

Doktoresha: 8 të sëmurët janë në gjendje më të sëmurë, një në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës. Disa prej tyre janë të veshur, disa për arsye të mos shkeljes së rregullit jemi gjysmë të veshur.

Manastirliu: Do doja të isha aty me ju. Mendjen e kemi aty. po jemi duke ju ndjekur në distancë.

Doktoresha: Kini besim tek puna jonë.