Manastirliu: Në spitalet COVID ka shtretër të lirë, janë 20 të shtruar në 2 spitalet Rajonale

17 Shkurt 2021, 10:58

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ende ka kapacitete shtretërish të lirë në spitalet COVID. Manastriliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por çështja e personave të shtruar është dinamike dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.