Manastirliu nxehet me Gjonin: Thuaj të vërtetën, Shqipëria do të financojë për vaksinë të sigurt

29 Tetor 2020, 13:38 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 13:39:47

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me tone të ashpra i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, sa i përket komenteve të tij për situatën e Covid dhe vaksinën.

"Ndërsa shumica punojnë ka dhe nga ata që konspirojnë Zoti Gjoni është nga kategoria e dytë.  Këtu bëhet fjalë për vaksinat e të gjitha kompanive farmaceutike. Shqipëria do të financojë për vaksinë të sigurt në ato kompani që janë duke punuar dhe ato shtete që përdoret ju. Informohuni mirë përpara se të flisni. Pandemia ka sjelljë lodhje, kujdes nga lodhja dhe duhet të jemi të qartë të bazohemi te të vërtetët. Asgjë në vendin tonë do të vijë e pacertifikuar nga organizatat ndërkombëtare.

Sjemi vendi i botës së tretë thuaj të vërtetën dhe vetëm të vërtetë, sidomos kur shumë njerëz dëgjojnë të pavërtettat tuaja. Punoni në të mirë të njerëzve. Instrumetni në të cilin jemi futur do të ketë edhe aksesin. Jo vetëm përmes Covax por edhe përmes BE të ketë kanale komunikimi siç e kemi me greqinë dhe poloninë. Përpjekjet do të bëhen shumë dimensionale. Kjo është një situatë shumë serioze dhe nuk mund të trajtohet", tha Manastirliu.