Manastirliu: Pensionet do u dërgohen pensionistëve në shtëpi me kosto zero, pezullohen konkurset publike!

10 Mars 2020, 17:42

Një nga masat e marra është që pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Një lajm i tillë u bë i ditur nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa prezantoi edhe disa masa të tjera.

"Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim", tha Manastirliu.

    No videos found.