Manastirliu: Së shpejti nis vaksinimi për 60 vjeçarët

3 Prill 2021, 14:13

Së shpejti do të nisë vaksinimi edhe për grupmoshën mbi 60 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka inspektuar nga afër qendrat e vaksinimit masiv në Vlorë.

“Jemi duke u përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e riskut”, tha Manasitliu.

Ajo u shpreh se qytetarët të cilët nuk kanë marrë akoma një njoftim nga mjeku i familjes vetëm me kartë identiteti mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit.

"Gjithashtu portal E-Albania mundëson dhe aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar.  Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç që nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes në të gjithë qendrat e vaksinimit mjafto që të paraqitet me kartë identiteti për tu vaksinuar dhe do të regjistrohet nga mjeku që ndodhet në qendrën e vaksinimit. Mjeku i familjes është e rëndësishme q ëtë vijojë me njoftimin e të gjithë qytetarëve të tij dhe të gjithë të jenë të informuar dhe asnjë të mos ngelë pa u njoftuar”, ka thënë ndër të tjera Manastirliu.