Manastirliu thirrje për qytetarët: Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia

13 Maj 2020, 12:30

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në vijim të lehtësimit të masave shtrënguese të mos neglizhojnë rregullat, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit. Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të lajnë sa më shpesh duart. “Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”