Mane tregon përballjen me Adriatik Llallën: Të bënte gjemën! Pas tij kishte 20 kriminelë, më ka kërcënuar e përndjekur

4 Dhjetor 2020, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2020-12-04 21:36:20

Gazetari Bledi Mane ka treguar një përballje të tij më ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ku  nuk kanë munguar kërcënimet dhe padrejtësitë ndaj tij në mënyrë që të mos publikonte sipas Manes faktet e jetës luksoze të Llallës dhe familjarëve të tij.

Në një intervistë për Report Tv, Mane shprehet se ai ka hequr shumë mbi kurriz pasi filloi të publikonte artikuj denoncues për Adriatik Llallën, ndërsa shprehet se në raportin e DASH ku e shpall ish kryeprokurorin në listën e zezë,  dy faqë sipas Manes janë pjesë e artikujve të tij.