SHBA- Shkon në 13 numri i viktimave të shkaktuara nga Uragani Florence që ka goditur brigjet lindore të Karolinës së Veriut të Jugut. Florence mbetet ende kërcënues për shkak të sasisë së madhe të shirave që ka sjellë dhe përmbytjeve që ka shkaktuar. Autoritetet kanë njoftuar të evakuuarit të mos kthehen akoma në shtëpi, pasi rreziku nuk k akalura plotësisht.
Sipas raportimit të medieve amerikanë, 13 nga të vdekurit janë në North Carolina dhe tre të tjerë në Sud Carolina, mes tyre edhe një grua 61 vjeçare që vdiq të premten, pasi makina e saj u godit nga një pemë që u rrëzua në rrugë.
Ndërsa shumë persona kanë refuzuar urdhrin e evakuimit dhe tani kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e përmbytura, duke kërkuar ndihmë. Më shumë se 400 persona janë shpëtuar në New Bern, ku dhe 100 të tjerë presin ndihmë, pas përmbytjeve, pasi uji ka arritur lartësinë 3 metra. Janë rreth 20 mijë njerëz që qëndrojnë në qendrat e ngritura.
Ndërsa, mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut, Veriu dhe Jugu i Karolinës, Virginia, Georgia, Tennessee, Kentucky e Maryland. Në ditët në vazhdim priten të bien shira të vazhdueshëm që do të vazhdojnë të përkeqësojnë situatën. Presidenti Trump po monitoron situatën nga Shtëpia e Bardhë.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga tajfuni ‘Mangkhut’, i cili ka goditur Filipinet. Mediet e huaja raportojnë se ky fenomen natyror po lëviz me shpejtësi në jug të Kinës. “New York Times” shkruan se duke u bazuar tek të dhënat e meteorologëve, kjo është stuhia më e fuqishme e këtij viti në botë.
Në ishullin filipinas të Luzonit, tajfuni ka shkaktuar mjaft dëme duke shkulur pemët, ndërsa shumë çati janë shkatërruar. Po ashtu fenomeni është shoqëruar edhe më rrëshqitje dherash dhe përmbytje.
Po ashtu bëhet e ditur se nga tajfuni rrezikohet dhe Hong Kongu i populluar. Ndërkohë nga dëmet e mëdha në Filipine, 5 milionë njerëz kanë mbetur në ‘qiell të hapur’. Tajfuni‘Mangkhut’ është klasifikuar si një stuhi e Atlantikut e kategorisë 5.
a.me.
