Covid-Maqedonia e Veriut paralizohet nga infeksioni i koronavirusit

8 Qershor 2020, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2020-06-08 14:34:57

Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të koronavirusit.

Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën dhe të dielën për 111 raste të reja me koronavirus si dhe për dy të vdekur. 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura.

Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën.

Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën.

Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.