Maqedonia e Veriut, mes pandemisë Covid-19, shkon në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare

13 Korrik 2020, 13:52

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen më 15 korrik, Maqedonia e Veriut gjendet ende në një situate të rënduar shëndetësore prej pandemisë Covid. Sipas autoriteteve që prej fillimit të emergjencës nga koronavirusi në vend kanë humbur jetën 382 pacientë dhe janë raportuar më shumë se 8000 raste Covid-19.

Në një situate të tillë, qeveria teknike e drejtuar nga Oliver Spasovski dhe Komisioni Qendror Zgjedhor kanë vendosur që sot të votojnë për Parlamentin e ri të Maqedonisë së Veriut 716 persona me Covid-19 dhe ata që ndodhen në vetizolim, kurse nesër 8.852 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë

Në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare kanë të drejtë vote më shumë se 1.8 milionë qytetarë, të cilët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre mes 1578 kandidatëve nga 15 parti

Zgjedhjet e të mërkurës janë më specifiket e organizuara deri tani, duke e marrë parasysh situatën pandemike dhe rregullave të detyrueshme gjatë procesit zgjedhor të tilla si mbajtja e maskave dhe respektimi i distancimit fizik

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në muajin prill por për shkak të pandemisë ato u shtyrn për në 15 korrik