Maqedoni e Veriut, rrëzohet helikopteri në aeroportin e Shkupit, një i plagosur

4 Maj 2020, 14:15 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 14:21:41

Një helikopter i ministrisë Brendshme M 17 është rrëzuar sot në në platformën e vjetër të Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”.

Mësohet se në  helikopter kanë qenë 5 persona, ndërsa nga përplasja është plagosur një person.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mësohet se helikopteri ishte ulur në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar, ndërkohë që era e fortë nuk e ka lejuar të ngrihet dhe për këtë arsye është përplasur në tokë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses të cilët kanë vënë në kontroll situatën