( Pjesa e dytë ) Dy fëmijët e Mark Ndojës, Marinta dhe Leka rrëfejnë kujtimet dhe përjetimet e tyre, ndërsa letrat e burgut edhe pse të shkruara nën censurë, do të na zbulojnë një mikrobotë që i ngjan shumë ferrit tokësor...
Mark Ndoja, përkthyesi i Dante Aligerit dhe i një varg poetësh të tjerë italianë, një prej hartuesve të programeve të para shkollore pas Luftës së Dytë Botërore, i angazhuar edhe si deputet i Shkodrës, për dy mandate, nuk do të mund të jetonte jetën e tij si intelektual në Shqipëri, nën peshën e diktatit të regjimit komunist.
Deri në mesin e viteve ’50 edhe pse i vënë shpesh në qendër të kritikave, dhe i survejuar nga Sigurimi i Shtetit, Mark Ndoja do të mund tu qëndronte larg dyerve të burgut. Por qershori i 1955, pak ditë pasi i kishte lindur vajza e tij Marinta, me bashkëshorten dhe foshnjen ende në maternitet, ai do të arrestohej për agjitacion e propagandë. Në akuzë ishin përfshirë dhe një varg vjershash satirike, ku hetuesit aludonin se përmes tyre vihej në lojë Nexhmije Hoxha apo Fiqrete Shehu. Me këtë akuzë, Mark Ndoja do të gjykohej e dënohej përfundimisht me 6 vjet burg.
Jeta e tij e burgut ka mbetur e përjetësuar në një varg letrash që ai ia niste familjes që nga burgu i Tiranës, më tej në kampin e të burgosurve në Zadrimë, në Shkodër e në fund në Burrel, ku kalon gjithë pjesën tjetër të dënimit...
Historia e tij me vuajtjet ekstreme të viteve të burgut, u pasua me një pauz qetësie në dukje por nën survejimin e Sigurimit për 4 katër vjet. Dhe një ditë atë do të merrnin, sërish me dhunë, në sytë e familjes dhe të vetëm do ta internonin në ishullin e Zvërnecit. I izoluar atje mes urisë dhe sëmundjeve, do të kishte mundësi t’i takonte fëmijët shumë rrallë. Kishte raste kur ata, tre fëmijë udhëtonin të vetëm deri në Nartë dhe atje duke ecur përmes kënetës mbërrinin në bregun, ku dukej ishulli dhe prisnin aty, që babai të vinte drejt tyre, sipër disa trungjeve lundruese, i lodhur e i dërrmuar nga malli për ta, në një takim të shkurtër