Marku në Durrës: Qytetarë presin ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshem, por nuk kam Kompetenca

18 Mars 2019, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2019-03-18 13:51:28

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë thirrje nga Durrësi që Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nw vitin 2017 në lidhje me procedimet dispilinore ndaj magjistratëve.  Kuvendi duhet të përcaktojë me detaje se cilat sjellje duhet të procedohen, tha Marku.

Në fjalën që ka mbajtur në analizën e prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit, Marku ka bërë apel që këto ndryshime të bëhen sa më shpejt, pasi dispozita kalimtare e prokurorit të përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disilpinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund.

"Ka shumë ankesa të qytetarëve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave dhe mosndërhyrja jonë ndaj prokurorëve të akuzuar është komentuar me nota denigruese", tha Marku, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet përsa kohë nuk është zgjedhur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si autoriteti i vetëm që ka të drejtën për të hetuar prokurorët.  Marku tha se Elbasani dhe Durrësit janë qytetet me kriminalitetin më të lartë në rang vendi.

Në Gjykatën Kushtetuese presin 113 çështje, por aty ka mbetur vetëm një gjyqtar. Përfshi edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Gjendjen aktuale të prokurorisë dhe vetë sistemit të drejtësisë Marku e ka cilësuar problematike, pasi siç u shpreh ajo, "në kushtet që po operon aktualisht sistemi i drejtësisë kur prokurorët veprojnë të pavarur apo të pandikuar tërësisht, funksionimi i mekanizmave disiplinore është i domosdoshëm dhe  jetik dhe në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër veçse abuzim  ne kurriz te qytetarëve  dhe cenim i imazhit te drejtësisë".