Marrëdhënie e re Rama-Meta? Blendi Fevziu në Report Tv: Mos mendoni të ketë përplasje tani, debati pas zbutjes së masave

28 Prill 2020, 20:15

TIRANE-Blendi Fevziu në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se nuk beson se COVID-i është konspiracion, prandaj kërkoi që të respektohen masat e distancimit në mënyrë që mos të rikthehemi sërish në karantinë në verë, pasi do të jetë më i vështirë qëndrimi. "Në gjykimin tim, besoj se nga fundi i majit do të jemi relativisht të hapur, por nëse do të ketë rritje mund të shkojmë mbrapsht".