Kryetari i PD, Lulzim Basha i është rikthyer marrëveshjes së famshme të 17 majit me kryeministrin Edi Rama që shënoi zgjidhjen e ngërçit politik dhe riktheu normalitetin në vend. Kjo marrëveshje është atakuar dhe ironizuar nga jo pak nga studentët që aktualisht janë ngritur në protesta, duke iu përgjigjur Ramës se nuk bëjnë negociata dhe dialog me të siç bëri me Bashën më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Nga studio e "5 pyetjeve nga Babaramo" në Report Tv tha se ajo ishte një marrëveshje e imponuar. Sipas tij, pakti u imponua nga ata që mendonin se Edi Ramës i duhej dhënë një shans i dytë, duke nënkuptuar ndërkombëtarët. "17 maji u imponua nga ata që mendonin se Ramës i duhej dhënë një shans i dytë", u shpreh Basha.