Marrëveshja e 17 Majit/ Rama e 'zbulon' për herë të parë: Përdora gjithë arsenalin tim të barsoletave që Lulin të mos e zinte gjumi

3 Prill 2021, 17:09

#reportTV #lajmeshqip #lajme Nga Bylisi në Mallakastër ku është duke zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste atje, Kryeministri Rama riktheu në vëmendjen e të gjithë takimin e famshëm me Lulzim Bashën, të mbrëmjes së 17 majit 2017 në Kryesinë e Kuvendit, ku arritën edhe një marrëveshje. Me ironi dhe batuta Rama tha se iu desh ta mbante zgjuar Bashën me barsoleta."Kur bëmë marrëveshjen e 17 majit. Përdora të gjithë arsenalin tim të barcaletave që të mos e zinte gjumi. Ç'do bëja unë pastaj ta prisja gjithë natën deri sa të zgjohej", tha Rama duke shkaktuar ilaritet tek të pranishmit. 17 Maji i vitit 2017 është data që hyri në historinë e politikës shqiptare. Takimi Rama-Basha erdhi pasi kjryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Por gjithçka përfundoi me atë marrëveshje që e futi PD-në në një bashkëqeverisje për disa muaj me socialistët.