Marrëveshja e detit me Greqinë, ministri i jashtëm vizitë në Shqipëri! Mitsotakis: Do të zgjerojmë kufijtë në Jon 6-12 milje, s'na ndalon askush

26 Gusht 2020, 15:10

TIRANË- “Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje” ka deklaruar kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare të mbajtur ditën e mërkurë në parlamentin grek. Me deklaratën se asgjë nuk na ndalon neve, të zgjerojmë kufijtë tanë, sa kohë ne e vendosim këtë gjë, duke dashur kështu t'i japë një mesazh edhe Turqisë.