Avokati dhe politikani Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv zbulon se marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë në 2009-ën, u çua në Gjykatën Kushtetuese me insistimin e SHBA-ve. Ngjela iu rikthye edhe marrëveshjeve mes dy vendeve ku çështja më e nxehtë është ajo e detit.
Ai tha se në 2009-ën, marrëveshja u çua nga SHBA në Gjykatën Kushtetuese, duke lënë të kuptohej se amerikanët shtynë kryeministrin Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës që të kërkonte rrëzimin e paktit detar mes dy vendeve. Sipas Ngjelës, marrëveshja e firmosur nga Sali Berisha e nxirrte Greqinë deri në Otranto.
Saliu nxori Greqinë në Ortanto, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Ajo marrëveshje dhe mund të ketë pasur edhe ndonjë korrupsion brenda, i ka dhënë ndihmën e vet Saliut në 2009. Mbetet për t'u parë se çfarë do zbulojë SPAK-u. Për marrëveshjen për detin nevojitej Gjykata Kushtetuese, por tani Rama nuk ka fuqi për marrëveshje të re me Greqi. Unë shkova vetë në gjykatë për detin dhe ma rrëzoi Saliu. Marrëveshjen e çoi amerika në Gjykatë dhe u rrëzua sepse Greqia dilte ne Otranto.
Spartak Ngjela