Marrëveshja e PD me teatrin/ Kulluri në Report tv: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën, në kufinjtë e komikes

27 Korrik 2019, 14:16 | Përditesimi: 27 Korrik 2019, 14:16

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ishte sot në studion e Report tv ku foli lidhur me marrëveshjen e PD me aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

"Çështja e marrëveshjes së nënshkruar është çështja që më intereson më pak. PD është në pamundësi për të përfaqësuar asgjë në pushtet e jo më për të marrë në mbrojtje teatrin. Ajo kontratë është një komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD. Nuk mund të ketë një procedurë me një fitues të përcaktuar në ligj, Pastaj nëse duhet bërë një godinë e re ajo duhet diskutuar. Se çfarë kompromisi do gjendet mbetet për t'u parë. Ndërhyrja e Bashës është krejtësisht e pavlerë dhe në kufinjtë e komikes",tha Kulluri.

r.k./Shqiptarja.com