Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Rama: Asnjë tradhti burra! Meta: Hap kyç! Basha: Kontribuon për njohjen

4 Shtator 2020, 23:01

TIRANË- Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA është përshëndetur edhe nga figura të larta të politikës shqiptare. "Asnjë tradhti burra"! Kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri Edi Rama, sipas së cilit kjo marrëveshje është vazhdimi i rrugës për njohjen përfundimtare të Kosovës si një shtet i pavarur.

"Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhtarësh imagjinarë", shkruan ndër të tjera Rama.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve. "Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë", shkruan Meta.