Marrëveshja me Greqinë, Braçe: Kështu u shit deti duke qeshur! Lulzim Basha poshtëroi një popull

29 Gusht 2020, 08:32

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe deklaroi se deti është shitur fillimisht nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe publikon një kronikë të 11 vjetëve më parë kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.