Marrëveshja mes UEFA-s dhe ECA-s, Champions League do zgjerohet duke filluar nga viti 2024

16 Janar 2020, 14:39

Duke filluar nga viti 2024, me shumë mundësi Champions League do të zgjerojë numrin e ekipeve që do të marrin pjesë në fazën finale, që aktualisht është me 32 skuadra. Sipas ‘The Times’ plani është që të shtohen katër ndeshje për secilin ekip, që do të thotë se skuadra që fiton trofeun nuk e bën më diçka të tillë me 13 ndeshje, por me 17.

Sipas këtij burimi Shoqata e Klubeve Europiane ECA dhe drejtues të lartë të UEFA-s janë afër arritjes së marrëveshjes, e cila mund të bëhet publike në muajt e ardhshëm. Edhe pse nuk është ende e konfirmuar thuhet se katër ndeshjet shtesë do të luhen brenda fazës së grupeve ose do të shtohet një tjetër raund para se të nisë faza me eliminim direkt.

Formati i ri ka të ngjarë të pëlqehet shumë nga klubet ‘big’ të cilët pretendojnë se ky zgjerim do të rrisë të ardhurat.

Hipotezat janë që UEFA të vendosë për një Champions me tetë grupe me nga katër skuadra secila, ose me gjashtë grupe me gjashtë skuadra secila, në mënyrë që të shtohen katër ndeshjet për secilën skuadër. Ndërkohë gjithashtu një hipotezë është që të shtohet një tjetër fazë me grupe pas asaj që njihet tradicionalisht, potencialisht me tetë çerekfinalistë që do të ndahen në dy grupe.

Dy skuadrat që kualifikohen të parat në secilin grup do të kalojnë në gjysmëfinale dhe automatikisht do të jenë pjesmarrëse sezonin e ardhshëm pavarësisht vendit që do të zënë në kampionat.

Këto ide thuhet se vijnë për të parandaluar Real Madrid dhe FIFA-n të cilët kanë në plan organizimin e një Superlige Botërore.