Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Soreca: Shqipëria më pranë BE!

5 Qershor 2020, 21:18

"Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikohen disa detaje të tjera, si depolitizimi i administratës, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, prandaj e pranoi edhe mazhoranca. Mund të them se Shqipëria është pranë integrimit në Bashkimin Europian, se një nga kushtet për çeljen e negociatave është kjo reformë. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë e KE do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE, kështu që ke të ecim përpara", tha Soreca.

  •