Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një marrëveshje me disa universitete për projektin e rimëkëmbjes së 100 fshatrave. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se zhvillimi rural nuk do të kufizohet vetëm me 100 fshatrat, por ama, këto do të kthehen në destinacione të mirëfillta turistike.
100 fshatrat do t'i rikthejmë si destinacione turistike. Objektivi është të krijojmë shembuj suksesi. Turizmi dhe agroturizmi si një mekanizëm tërheqje drejt fshatit, është një instrment shumë efikas dhe i papërdorur deri më sot për të dalë nga varfëria, kthimin e vëmendjes së emigrantëve ndaj vendlindjes me investime që sjellin të ardhura dhe krijimin e një efekti zinxhirë, që njësoj sicc ndodh me agrokulturën, do cclirojë energji jo thejsht aty ku ne prekim, por të gjithë hapësirat rreth e rrotull.
Shqiptarët e kanë treguar aftësinë për të adoptuar, për ta ndjekur fillin e imagjinatës së tyre për të ndjekur modele të sukseshme që i kanë parë nëpër botë, apo që i kanë gjetur mes tuyre. Dhe ky është objekti, shembuj të prekshëm suksesi që të t'i hapim sytë shumëkujt lidhur me atë që ka përpara syve por që nuk e shikon për një mijë e një arsye. kjko e lidhur me një politikë dritëshkurtër ndaj fshtatrave. Shumë shpejt do të shohim frytet e para të këtij programi.