Marrin ndihmën financiare rreth 70 mijë punonjës, aplikimet më të vogla nga turizmi

29 Prill 2020, 16:04

Rreth 70 mijë punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh deri më tani. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për paken e dytë kanë aplikuar 92 mijë punonjës, prej të cilëve janë miratuar aplikimet për mbi 80 mijë punonjës, janë refuzuar 560, dhe mbi 11 mijë janë në proces verifikimi.  Deri ditën e sotme janë dhënë 2.7 miliardë lekë për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.