Masakër e re në Australi, katër të vrarë e disa të plagosur

5 Qershor 2019, 09:24

ë paku katër vetë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në qytetin Darwin në Australi kur një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë automatike e kalibrit 12mm mbrëmjen e së martës.

Pas thuajse një ore, policia arrestoi një të dyshuar për masakrën që më vonë u identifikua me emrin Ben Hoffmann, person me precedent të mëparshëm penal dhe që ishte në lirim me kusht. Sipas policisë vrasësi kishte sulmuar disa lokale nate duke kërkuar një individ specifik për të cilin policia ende po heton.

Kjo është ngjarja më e keqe në Australi që nga masakra e Port Arthurit në vitin 1996, kur një i armatosur me pushkë ushtarake gjysmë automatike vrau 35 të pafajshëm, pas së cilës pati një përmirësim rrënjësor të ligjit të mbajtjes së armëve gje e cila solli renien me 80 % te numrit te vrasjeve.