Masakër ndaj ushtarëve turq në Siri, 33 të vrarë

28 Shkurt 2020, 18:49

33 ushtarë turq janë vrarë nga sulmet e Forcave Ajrore të Asadit në Siri, në rajonin e Idlib, zona e vendit në të cilin ushtria turke kishte hyrë muaj më parë për të mbështetur milicitë rebelë aleat të saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Mbrojtjes dhe ka dhënë urdhër për të nisur sulmet tokësore dhe ajrore. Sipas tij, ndërkohë "të gjitha njësitë tokësore dhe ajrore turke" po sulmojnë pozicionet e Asadit në rajon.