'Masakër' në pyjet e Shqipërisë, dhjetëra gjahtarë shfrytëzojnë situatën nga COVID-19 për të vrarë kafshë dhe shpendë të rralla

20 Prill 2020, 18:29

Moratoriumi i gjuetisë, pavarësisht se ka vite që është vendosur duket se jo për të gjithë ka dhënë efektet e parashikuara duke mos u respektuar nga një pjesë.

Teksa vendi vazhdon të jetë pjesërisht i izoluar për shkak të virusit Covid-19, të vetmit që kanë menduar për faunën e egër kanë qenë gjahtarët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të vrarë kafshë dhe shpendë.

Mjaft gjahtarë të paligjshëm, duke përfituar nga gjendja e emergjencës kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar.