Masakër në SHBA/ Sulm me armë në ndërtesën qeveritare, vriten 12 persona

1 Qershor 2019, 11:08

Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se autori hapi zjarr të një grupi personash të gjendur një ndërtesë dhe më pas mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me autoritetet lokale. Në këtë aksion mbeti i vrarë edhe një punonjës policie.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.

Shumica e viktimave u gjeten në tre katet e ndërtesës ku ndodhi sulmi, tha shefi i policisë James Cervera. Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda.

Autori i masakrës për shumë kohë kishte qënë punonjës i Departamentit të Punëve Publike të qytetit dhe motivi i vrasjes mbetet ende i panjohur.