Masakra e 2 Prillit në Shkodër, Topalli: Pas 3 dekadash, jemi larg ëndrrës së tyre

2 Prill 2021, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2021-04-02 10:55:04

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot 30-vjetorin e Masakrës së 2 prillit, ku së bashku me kandidatët e saj, vendosën kurora me lule tek lapidari i Martirëve.

Në një prononcim për mediat, Topalli u shpreh se akoma sot pas 3 dekadash po jetohet një moment ku shpresa është larguar dhe ku nuk ka një qeveri dhe opozitë.

"Pas 3 dekadash jemi larg ëndrrës së tyre", tha Jozefina Topalli ndërsa shtoi se vendi sot ka nevojë më shume se kurrë për ndryshim dhe "këtë nuk e bën as Lulzim Basha, as Rama, as Meta , as Monika Kryemadhi".