'Masakra' e gjahtarëve, drejtori i Zonave të Mbrojtura në Report Tv: Njoftuam policinë për verifikime! Karantina e njerëzve rriti faunën e egër

20 Prill 2020, 16:40

TIRANE-Gjatë ditëve që vendi ndodhet në shtetrrethim, karantinë totale në rrjetet kanë qarkulluar disa foto të disa gjuetarëve që e kanë thyer moratoriumin duke kryer gjueti të paligjshme. Por si qëndron e vërteta a ka informacion Agjencia e Zonave të Mbrojtura? Zamir Dedej, drejtori i përgjithshëm Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve të orës 16:00 në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri deklaroi se edhe pse dyshon mbi vërtetësinë e fotove, pas denoncimit të rastit në media është njohur policia për të nisur hetimet.