Masakra e karteleve të drogës, FBI në Meksikë, arrestohet një i dyshuar që mbante me vete dy pengje

6 Nëntor 2019, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2019-11-06 16:36:11

Opinioni publik në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara është ende i shokuar nga masakra e djeshme në Meksikë ku gjetën vdekjen 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre të vrarë nga kartelet e drogës

Masakra e familjes mormone LeBaron ndodhi në rrugën për në Rancho de La Mora, në kufirin midis shteteve meksikane Sonora dhe Chihuahua, dhe ka lënë një shenjë të pashlyeshme te të gjithë.

Presidenti Meksikan Andrés Manuel López Obrador, ka deklaruar ‘luftë të ashpër’ ndaj karteleve të drogës, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe territorit meksikan, ku shpesh nuk guxojnë as të kontrollohen nga policia.

"Ne do ti zhdukim kartelet e drogës nga faqja e dheut"- komentoi presidenti amerikan në një postim në Twitter. "Është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të fillojë luftë kundër karteleve të drogës dhe t'i fshijë ato nga faqja e Tokës".

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, pas një telefonate me Donald Trump, kundërshtoi ofertën e Shtëpisë së Bardhë për të dërguar ushtrinë në Meskikë, por pranoi bashkëpunimin me FBI në hetimin e gjarjes makabre me nëntë viktima amerikano- meksikane.

Ndërkohë policia meksikane ka arrestuar një person të dyshuar se ka marrë pjesë në masakrën e djeshme

‘CNN online’, e cila citon autoritetet e vendit, pretendon se identiteti i personit të arrestuar nuk është zbuluar ende, por agjensia ministrore për hetime penale (Amic) ka njoftuar se në kohën e arrestimit, ai kishte me vetvete dy pengje të lidhur. ‘CNN online’, thotë gjithashtu se në kohën e arrestimit ai kishte me vetvete dy pengje të lidhur.I dyshuari kishte disa pushkë dhe një sasi të madhe municionesh, duke përfshirë një numër armësh të kalibrit të madh.

Dje 17 pjestarët e dy familjeve teksa po udhëtonin me tre makina u sulmuan nga bandat e narkotrafinatëve duke vrarë 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë, dy binjak rreth 6 muajsh, katër fëmijë të moshave nga 10 -12 vjeç dhe tre nënat e tyre.