Masakra e narkotrafikantëve në Meksikë, vrasin në pritë 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre

5 Nëntor 2019, 13:28

Një duzinë Mormonë amerikanë, përfshirë të paktën 6 fëmijë gjashtë muajsh dhe nënat e tyre, u vranë në një pritë nga narkotrafikantët në Meksikë. Disa u dogjën të gjallë. Policia lokale beson se masakra është punë e karteleve të drogës. Një i afërm i viktimave, Julian LeBaron, raportoi për ngjarjen.

LeBaron tha se kushërira i tij po shkonte në aeroport kur ajo u sulmua dhe u vra në makinë së bashku me katër fëmijët e saj në Rancho de la Mora, një zonë e famshme për trafikantët e drogës dhe banditët e të gjitha llojeve. "Ishte një masakër".

Lebaron tha se të afërmit e tij gjetën automjetin e djegur me trupat e viktimave brenda. Dy automjete të tjera u gjetën disa orë më vonë, që kishin brenda kufomat e dy grave të tjera dhe dy fëmijëve.
Të paktën pesë fëmijë të tjerë, njëri prej të cilëve u qëllua dhe u plagos, arritën të shpëtojnë dhe një vajzë u raportua e zhdukur.

Prokurori i përgjithshëm i shtetit Chihuahuahua, Cesar Augusto Peniche, tha se numri i viktimave "nuk është ende i qartë". Sulmi ndodhi në kufirin midis shteteve të Chihuahuahua dhe Sonora afër kufirit me Shtetet e Bashkuara. 

Komuniteti i prekur është i përbërë nga pasardhësit e Mormonëve që u larguan nga Shtetet e Bashkuara në shekullin XIX, pasi u persekutuan për traditat e tyre, përfshirë poligaminë. Shumë mormonë në Meksikë gëzojnë shtetësi të dyfishtë meksikane dhe amerikane.