Masakra e Nicës në Francë, arrestohet shqiptari pas 5 vitesh në arrati, furnizoi me armë terroristët (Emri)

22 Prill 2021, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 19:08:57

Arrestohet  28-vjeçari me origjinë shqiptare, Endri Elezi i akuzuar si bashkëpunëtor në masakrën e Nicës në Francë më 14 korrikut 2016.

Elezi, u arrestua në provincën e Caserta-s në shtetin italian. Mësohet se 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel. I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.