'Masakra e Peshkëpisë'/ Gazetari Qyno: Ja përse u rihap tani dosja

20 Mars 2019, 21:09

Rihapja e dosjes së masakrës së Peshkëpisë pritet që të sjellë zhvillime të reja. Por pse u rihap kjo dosje tani? Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se kanë qenë disa informacione nga drejtoria e Anti-terrorit që solli rihapjen e dosjes. "Ka qenë një informacion i drejtorisë së anti-terrorit që solli hapjen e kësaj dosje. Ai është akt terrorist. Këta oficerë kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë kërkuar rihapjen e cështjes, pasi konstatuan se dosja kishte mangësi.

Momentalisht nuk ka asnjë fajtor, asnjë i arrestuar. Ushtarët që kanë qenë janë pyetur dhe nuk u është dërguar asnjë letër porosi grekëve. Nuk ka pasur asnjë bashkëpunim mes dy shteteve për informacion për zbardhjen e kësaj cështje. Organizata 'MAVI' njihet si terroriste edhe në Greqi, por dëmin e ka bërë në Shqipëri" tha ai.